Kambiot moderne me kupim të dyfishtë (DSG / S-tronic / DCT) kontrollohen nga një njësi e veçantë softuerike (TCU). Nga fabrika, ndërrimet janë të buta dhe të kufizuara për rehati dhe garanci. Me DSG Tune ne e optimizojmë këtë softuer për sjellje shumë më sportive dhe të fortë.
Rezultati janë ndërrime më të shpejta e më të prera, presion i optimizuar i kuplungut për të mbajtur fuqi më të madhe, dhe funksione shtesë si launch control për nisje maksimale.
Verifikojmë gjendjen e DSG-së dhe të kuplungeve para ndërhyrjes.
Rregullojmë pikat e ndërrimit, presionin dhe launch control-in.
Testojmë sjelljen në kushte reale para dorëzimit.
DSG Tune shkon shumë mirë bashkë me Stage 1/2. Na shkruaj në WhatsApp për detaje.
Na shkruaj në WhatsApp me modelin dhe vitin e makinës — të kthehemi menjëherë me një plan e çmim.