ECU Remap (ose chiptuning) është procesi i rileximit dhe rikonfigurimit të softuerit origjinal që kontrollon motorin. Prodhuesi e lëshon makinën me një hartë (mapping) konservatore, të bërë për tregje, karburante dhe kushte të ndryshme në mbarë botën. Kjo do të thotë se pothuajse çdo motor turbo ka rezervë të pashfrytëzuar nga fabrika.
Ne e lexojmë file-in origjinal, e analizojmë dhe rishkruajmë parametrat kyç — presionin e turbos, injektimin, kohën e ndezjes dhe kufizuesit — për të nxjerrë fuqi reale, të përdorshme, pa dalë nga kufijtë e sigurt të komponentëve.
E lidhim makinën, kontrollojmë gjendjen dhe lexojmë ECU-në origjinale.
Ndërtojmë hartën posaçërisht për motorin tënd — jo file gjenerik.
E flashojmë, testojmë vlerat me dragy në rrugë dhe të dorëzojmë me grafik para/pas.
Fuqia e saktë varet nga motori. Na dërgo modelin dhe vitin në WhatsApp për një vlerësim real.
Na shkruaj në WhatsApp me modelin dhe vitin e makinës — të kthehemi menjëherë me një plan e çmim.